Kongresi i Lushnjes, që njihet si një ngjarje e madhe e historisë së kombit tonë u mbajt prej 21-deri më 31 janar të vitit 1920, në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë.
Lushnja është veshur me flamuj kuq e zi mëngjesin e sotem për të përkujtuar 99-vjetorin e Kongresit kombëtar të Lushnjes.
Pushteti loka ka organizuar një sërë aktivitetesh, teksa të pranishëm do të jenë dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe zëvendëskryeministri Erjon Braçe.
Gjatë ditëve të punimeve Kongresi zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta.
Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.
Kongresi i Lushnjes do të hidhte themelet e shtetit modern shqiptar.