“Lutemi për Fatos Nanon”- Ish-lideri i PS në gjendje të rëndë shëndetësore, Rama i jep dekoratë. Ja mesazhi i kryeministrit

0
297
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një kohë kur ish lideri historik i PS, Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, nga ana e kryeministrit Edi Rama kanë ardhur lutjet për një shërim sa më të shpejtë të tij.

Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Rama ka njoftuar se i ka akorduar Fatos Nanos “medaljen e mirënjohjes publike”.

Rama shkruan se “në këto orë të vështira të luftës për jetën e liderit historik të Partisë Socialiste dhe njeriu që vuajtjen e padrejtë të heqjes së lirisë e ktheu në burimin e një fryme liberale në udhëheqje, meriton lutjet tona dhe mirënjohjen tonë për gjithçka të mirë mundi t‘i japë vendit dhe shoqërisë në rolet e rënda që pati gjatë karrierës së tij me të përpjeta e të tatëpjeta të mundimshme”.

Reagimi i Edi Ramës:

LUTEM PËR FATOS NANON

Në këto orë të vështira të luftës për jetën, lideri historik i Partisë Socialiste dhe njeriu që vuajtjen e padrejtë të heqjes së lirisë e ktheu në burimin e një fryme liberale në udhëheqje, në një kohë kur Shqipëria përballej me shëmtinë e egër të një konflikti politik të nxitur nga shpirti i hakmarrjes, padijes, errësirës dhe me egërsinë e pakufishme të një kapërcimi të madh historik, nga izolimi i tejskajshëm komunist drejt demokracisë si sprovë e tejmundimshme, në një tokë të djegur prej zjarrit e hekurit të perandorive e regjimeve që pasuan njëri-tjetrin qysh prej pavarësimit të Shqipërisë, ku nuk u rrit dot kurrë shtati institucional i shtetit e ku liria e ardhur me furinë e zemëratës popullore solli bashkë me dritën e së ardhmes edhe plagët e tmerrshme të shkatërrimit të shumëçkaje në emër të luftës për demokraci, meriton sot lutjet tona dhe mirënjohjen tonë për gjithçka të mirë mundi t‘i japë vendit dhe shoqërisë në rolet e rënda që pati gjatë karrierës së tij me të përpjeta e të tatëpjeta të mundimshme.

Linku i postimit:

https://www.facebook.com/ediramaal/posts/858406762321653?ref=embed_post

Zjarr Tv Ad