Mafia shqiptare në Serbi

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mafia shqiptare ka pastruar më shumë se 1.5 miliardë euro në tregun e pasurive të paluajtshme në Serbi. Ky eshte pretendimi i mediave serbe sipas te cilave parate vijne kryesisht nga trafiku i drogës dhe trafikimi i armëve gjatë 10 viteve të fundit. B 92 thote se e gjitha kjo eshte realizuar me ndihmën e biznesmenëve vendas të cilët kanë influencë në sektorë të ndryshëm.

Duke cituar ish drejtorin e policisë së Beogradit, Marko Nikoviç mediat nënvizojnë se “mafiozët shqiptarë pastrojnë nga 80- 100 milionë euro në vit. Ata blejne toka për ndërtim dhe investojnë në pasuri të paluajtshme.

Sipas te njejtes media në këto transaksione shqiptarët nuk shfaqen asnjëherë dhe ka edhe raste që përdorin persona qe shërbejnë thjesht si fasadë. Investimet më të mëdha të tyre janë në jug dhe juglindje të Serbisë.

B92 shkuan se mafia shqiptare në këtë mënyrë “u bë ndoshta lojtari më i madh me një skemë të pastrimit të parave dhe se po përdor të njejtën strategji edhe në disa vende turistike në Kroaci, Mal të Zi e Bosnjë Hercegovinë.

 

 

Zjarr Tv Ad