Një aksident është regjistruar në rrugën e Dibrës në Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se një këmbësor është përplasur nga një makinë me drejtues shtetasin S.P, 45 vjeç.
I mosshuari shtetasi S.S si pasojë e aksidentit ka përfunduar në spital, ku po merr trajtim mjekësor, ndërkohë policia filloi procedim penal në gjendje të lirë për 45 vjeçarin.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. P., 45 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, duke drejtuar automjetin e tij, në Rrugën e Dibrës, dyshohet se ka aksidentuar shtetasin S. S., 83 vjeç dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
I moshuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.