Sokol Cikalleshi protagonist në të mirë dhe në të keq, sulmuesi mungon në ndeshjen e ardhshme

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skuadra e Konyaspor ku aktivizohen dy futbollistët e kombëtares Sokol Cikalleshi dhe Endri Cekici, është kualifikuar mbrëmjen e djeshme për në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Ekipi turk ka fituar 2-0 në shtëpi përballë Bate Borisov, skuadra vinte e avantazhuar në këtë takim pas fitores 0-3 në transfertë.

Të dy futbollistët shqiptar u aktivizuan si titullar takimin, por Cikalleshi e ka lënë përpara kohe fushën e lojës pasi është ndëshkuar dy herë me kartonin e verdhë. Fillimisht sulmuesi u ndëshkua në minutën e 61 pasi shkeli këmbën e kundërshtarit. Ndërsa në të 74-tën kavajasi mori edhe kartonin e dytë të verdhë duke u larguar nga fusha e lojës pa u mbyllur ndeshja.

Takimin e radhës Konyaspor do ta luaj përballë Vaduz në transfert dhe Cikalleshi do të mungoj në këtë takim.

Zjarr Tv Ad