Asnjë lëvizje në merkato, Skriniar rrit pretendimet për rinovimin

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në shtëpinë e Interit, dilemma për të ardhmen e Škriniar do të mbetet deri në ditën e fundit të merkatos.

Kërkesa prej 70 milionë eurosh nga zikaltërit do të mbetet e vlefshme për klubet evropiane që janë aktualisht të interesuara për mbrojtësin sllovak. Është e qartë se si klubi ashtu edhe Inzaghi do të donin të mbanin Skriniar, por nevojat financiare mund ta detyrojnë klubin të bëjë sakrifica.

Deri në këtë moment nuk ka sagje konkrete me PSG-në që nuk ka prezantuar ndonjë ofertë të re për futbollistin. Duke parë këtë situatë, drejtuesit e Inter dhe përfaqësuesit e lojtarit mund të ulen për të negociuar rinovimin e kontratës aktuale e cila skadon në qershor 2023.

Por edhe këtu situate bëhet delicate pasi palët kishin rënë dakord përpara pak muajsh për një kontratë deri në vitin 2027 me një pagë që kapte shifrën e 5 milionë eurove në sezon.

Futbollisti tashme ka rritur kërkesat dhe në rast rinovimi kërkon një pagë të njëjtë me Lautaron dhe Brozoavic pra rreth 6 milionë euro në sezon.

Zjarr Tv Ad