Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Policia e Fierit ka ndaluar drejtuesin e mjetit, i cili dyshohet se aksidentoi për vdekje 22-vjeçarin, Arif Xhafa.
“Pas një pune hetimore intensive nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor dhe Specialistët për Hetimin e Krimeve, u bë i mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit A.B, 24 vjeç, banues në Pojan.
Shtetasi A.B, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” në aksin rrugor Fier-Ndërmenas, dyshohet se ka aksidentuar shtetasin A.Xh dhe më pas është larguar nga vendngjarja”, sqaron policia.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.