Mal i Zi, protesta për ligjin e lirive fetare

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ligji për liritë fetare në Mal të Zi ka nxjerrë sërish mijëra besimtarë dhe klerin ortodoks serb në rrugët e vendit. Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim çështjen ndërsa në Strasburg bëjnë apel për marrëveshje mes ekzekutivit dhe komunitetit fetar.

Mijëra besimtarë të krishterë malazezë, të udhëhequr nga përfaqësues të klerit ortodoks serb, kanë vijuar protestën kundër ligjit për liritë fetare. Marshime paqësore u organizuan në Podgoricë dhe në disa qytete e fshatra ndaj ligjit që rrezikon konfiskimin dhe transferimin në shtet të qindra kishave dhe manastireve të Kishës Ortodokse Serbe, që dyshohet se janë përvetësuar ilegalisht pas unifikimit me Jugosllavinë në vitin 1918. Numri i pjesëmarrësve në kryeqytet ishte nga më të lartët që prej nisjes së protestave javë më parë.

“Ne po veprojmë sipas fjalës së Shën Savës, ndriçuesit dhe mësuesit tonë të shenjtë serb, Shën Bazilit të Madh. Shumëkush as nuk e njohin Atinë tonë, por e dinë se jemi gati të vdesim për shenjtorët tanë,” u deklaroi besimtarëve Momçilo Krivokapic, kryeprifti që shërben prej 51 vjetësh në qytetin malazez të Kotorrit.

Ligji për liritë fetare i miratuar fundvitin e kaluar që ka acaruar raportet zyrtare mes Serbisë dhe Malit të Zi është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata e Strasburgut është shprehur se nuk mund ta ndalë zbatimin e tij, por ka nxitur qeverinë dhe Kishën Ortodokse Serbe të arrijnë një marrëveshje.

Zjarr Tv Ad