Mali i Zi shkarkon trajnerin serb, refuzoi të merrte përsipër ndeshjen kundër Kosovës

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mali i Zi shkarkoi trajnerin serb Ljubisa Tumbakoviç pasi refuzoi të merrte përsipër ndeshjen kundër Kosovës për kualifikimin në Kampionatin Europian.

Tumbakovic raportohet se vu nën presion nga autoritetet serbe në Beograd, të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Edhe lojtarët serbë, Filip Stojkoviç dhe Mirko Ivaniç, u tërhoqën nga ndeshja.

Federata e futbollit e Malit të Zi (FSCG) e konsideroi vendimin e Tumbakoviç një “surprizë të pakëndshme”.

Tumbakovic ka qenë trajner i Malit të Zi që nga janari 2016.

“Bordi ekzekutiv mori një vendim unanim duke shkarkuar Tumbakoviç nga detyrat e tij pasi vendosi të mos ishte përgjegjës për ekipin kombëtar për ndeshjen. Përveçse ishte një surprizë e pakëndshme, masa ndaj Tumbakoviç erdhi pasi shkeli detyrat e tij profesionale të përcaktuara me kontratën,”-tha FSCG.

Gjithashtu federata shtoi se i vjen keq për vendimet e dy lojtarëve për të mos të luajtur duke fajësuar “presionin nga qarqet e caktuara”.

“Gjërat që nuk kanë të bëjnë me sportin, kanë mundur sportin dhe futbollin,”-shtoi deklarata e FSCG.

Popullsia e Kosovës përbëhet nga 90% të shqiptarëve etnikë dhe shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.

Ajo është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe nga vendet e mëdha të Bashkimit Evropian (BE).

Serbia, ashtu edhe një grup vendesh përfshirë Kinën, Rusinë dhe pesë vende anëtare të BE refuzojnë ta njohin Kosovën si një vend të pavarur.

 

Zjarr Tv Ad