Malick Ndiaye, djaloshi nga Senegali që krijoi një teleskop nga hici

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Interesimi për fenomenet hapësinore dhe orët e leximit të librit, “I gjithë Universi”, ishte ajo që e shtyu Malick Ndiaye të projektonte një teleskop me ato pak mjete rrethanore që kishte.

Djali i lindur në Senegal, vetëm 12 vjeç, përdori lentet e disa syzeve të vjetra që përdorte babai i tij, një lente kamerash, tel, letër, kanaçe dhe kallam për të bërë teleskopin e tij.

Me këto sende, i riu afrikan ndërtoi një teleskop që i lejoi të shihte qiellin e natës dhe detajet e sipërfaqes së Hënës.

“Mu deshën dy javë për të ndërtuar teleskopin,” shpjegoi djali i vogël i veshur me një bluzë polo me logon e NASA-s në një raport për median spanjolle El País,

“kur u fokusova në qiellin e natës dhe pashë detajet e sipërfaqes së Hënës, më dukej se mund ta prekja me dorë. Një ditë isha te dera e shtëpisë dhe aty kaloi një njeri që punonte në rrugë, më pyeti nëse ishte diçka për topografinë dhe i thashë jo, i shpjegova se ishte një teleskop që e kisha bërë vetë. Kështu ai më bëri foto dhe një video dhe i ngarkoi në Facebook”.

Ajo që Malick nuk dinte ishte se kjo video do të shpërndahej gjithandej, duke arritur deri tek shkencëtarët e rajonit, të cilët nuk hezituan ta kontaktojnë të riun.

Përveç shkencëtarëve, edhe gazetarë shkuan në Senegal për të mësuar më shumë rreth historisë së këtij djaloshi që po i habiste të gjithë.

Maram Kaire, presidenti aktual i Shoqatës Senegaleze për Promovimin e Astronomisë, shkoi në shtëpinë e Malick Ndiaye dhe dorëzoi një teleskop të ri, më profesional dhe që do t’i lejonte të riut të thellonte vëzhgimet e tij hapësinore.

Kur e pyetën për ëndrrat e tij në të ardhmen, i riu u përgjigj: “Dua vetëm të shikoj yjet”.

Zjarr Tv Ad