“Mamaja ime mund të vdesë”, gazetari sms Manastirliu: Mungon ilaçi prej javësh

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Bardh Spahia ka publikuar mesazhet që një gazetar i ka dërguar Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ku i shpreh shqetësimin për mungesën e një ilaçi të domosdoshëm për kurimin e nënës së tij tek Onkologjiku. Janë dy mesazhe që gazetari i ka dërguar ministres por për asnjërin nuk ka marrë përgjigje. Bëhet fjalë për një ilaç të quajtur interferon, që mungon prej disa javësh.

“Znj. Ministre përshëndetje! Uroj çdo gjë të mbarë për ju. Jam gazetar në…. Ju shkruaj për një problematikë që na ka vendosur në vështirësi ditët e fundit. Mamaja ime…kurohet me Interferon në Spitalin Onkologjik në Tiranë prej 7 muajsh. Sot mësuam që medikamenti mungon prej disa javësh në këtë spital. Kjo është një situatë e paprecedentë. Mamaja ime rrezikon të humbasë jetën pasi duhet të vazhdojë të marrë kurat. Ju lutem jepini një zgjidhje sa më të shpejtë kësaj situate, pasi kjo është shumë e rëndë. në pritje të përgjigjes suaj. Faleminderit…”, është mesazhi i parë, ku gazetari qartë nuk kërkon zgjidhje vetëm për nënën e tij por për situatën.

Pasi nuk ka marrë përgjigje ai i ka dërguar një mesazh të dytë ministres manastirliu por sërish nuk ka përgjigje.

Znj. Ministre përshëndetje! Edhe njëherë ….ju shqetëson. prita dy ditë për të marrë një përgjigje për mungesën e Interferonit në Spitalin Onkologjik. Sinqerisht ndihem i befasuar nga mungesa e reagimit institucional. Të paktën minimalisht dikush nga institucioni që drejtoni, qoftë edhe për kortezi duhëet të më kishte begenisur. Ju falënderoj nga zemra për suportin, kur të shkoj në shtëpi sonte do t’i them mamasë sime që të bëhet e fortë dhe të mos e humbasë shpresën sa të ketë frymë se medikamentet në një të ardhme do ia sigurojmë edhe po nuk ishte në këtë botë. Faleminderit”, ka qenë teksti i mesazhit të dytë.

Zjarr Tv Ad