“Më rrahu dhe më detyroi për seks”, dëshmia për shqiptarin e akuzuar për vrasjen e studentes

0
291
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dalin detaje të reja rënduese për shqiptarin Aleksandër Luca, i cili akuzohet se në Rodos të Greqisë, bashkë me një shtetas grek, vrau studenten greke Eleni Tolapoudis, 19 vjeçe, e cila u gjet e vdekur më 28 nëntor.

Ndaj shqiptarit vjen një tjetër dëshmi e rëndë, ku një vajzë me aftësi të kufizuara, e akuzon për përdhunim.

E dëmtuara ka thënë në polici, se shqiptari e ftoi për një xhiro me makinë dhe për të dëgjuar muzikë.

“Ai më ftoi që të udhëtonim me makinë për të dëgjuar muzikë. Kur mbërritëm te lokali më rrahu dhe më detyroi të bënim seks oral. Unë bërtita, “më lëshoni’. Por ata më rrahën dhe kërcënuan”, ka thënë e reja.

Ajo akuzon shqiptarin dhe një 23-vjeçar rom, që në bashkëpunim e çuan në plazh te banjat publike, ku dhe abuzuan me të.

Ngjarja për të cilën ka dëshmuar e reja greke ka ndodhur më 1 dhjetor, vetëm pak ditë pas vrasjes së Elenit.

Vajza e vrarë më 28 nëntor, për të cilën Luca është arrestuar, u rrah dhe u godit me shufër hekuri në kokë, para se të hidhej nga shkëmbinjtë në det, për shkak se kishte refuzuar të bënte seks me shqiptarin dhe një shokun e tij grek.

Dy të rinjtë e hodhën Elenin në shkëmbinj duke e menduar të vdekur, por ekspertiza zbuloi se ajo ishte ende gjallë dhe se hedhja nga lartësia i shkaktoi vdekjen

Zjarr Tv Ad