Miley Cyrus ka folur sërish për jetën personale.
Miley Cyrus njihet si një nga personazhet e showbiz-it e cila nuk nguron të ndajë me publikun detaje nga jeta e saj personale. Kështu ka bërë dhe këtë herë duke zbuluar se ka filluar sërish të përdorë marijuanë dhe për këtë është bërë arsye mamaja e saj.
26 vjeçarja shpjegon se ka rifilluar të tymosë herë pas here së bashku me mamanë e saj Tish, por vetëm kur nuk është duke punuar ose kur nuk është duke bërë muzikë.
Ylli i pop-it e cila u bë e famshme me rolin e Hannah Montana-s, në fakt e ka pranuar para disa vjetësh që është një përdoruese e rregullt e marijuanës por nga ana tjetër shtatorin e kaluar kishte lajmëruar që po përpiqej të qëndronte e pastër dhe kishte ndaluar së tymosuri.
“Tani jam duke e përdorur sërish, mamaja ime më bëri. Por jo kur jam duke punuar sepse nuk më lejon të kem energjinë që dua dhe nuk më lejon të fokusohem. Po e mbaj nën kontroll.”-tha Cyrus për një intervistë me “The Sun”.