Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Banorët e Mamurrasit janë detyruar të qëndrojnë në çadra për shkak të dëmtimeve në banesa nga tërmeti i 26 nëntorit. Ata që kanë më tepër vështirësi janë fëmijët që pritet të nisin shkollën dhe për ta çadra nuk ofron asnjë mundësi për të mësuar.
“Në një krevat nuk mund të rrinë 7 anëtarë”
“Nuk ka kushte për fëmijët në çadra”
Për këtë një pjesë e banorëve janë akomoduar te të afërmit e tyre.
“Tek njerëzit e nuses”
Personat e prekur nga tërmeti të cilët e kanë siguruara jetën e tyre te të ardhurat e fituara nga blegtoria kanë kërkuar nga institucionet përkatëse vendosjen e çadrave në oborret e shtëpisë në mënyrë që të kujdesen për blegtorinë, por megjithëse në disa zona është ofruar, kapacitetet nuk janë të mjaftueshme për të gjithë anëtarët.