Manastirliu uron mjekët tek Shefqet Ndroqi

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka uruar mjekët e inferimierët, të cilët do të jenë në shërbim për mbrëmjen e ndërrimit të viteve duke trajtuar pacientët e infektuar tek spitali Covid 2.

“Bashkë me urimet për një vit të mbarë, t’ju transmetoja gjithë falenderimet, respektin dhe mirënjohjen për punën, sakrificën, profesionalizmin edhe çdo gjë që ju keni dhënë në këtë kohë shumë të vështirë, në këtë vit të vështirë”, tha Manastirliu.

Duke uruar gjithë ekipet mjekësore, Manastirliu tha se ato do të jenë në gatishmëri për të shërbyer në këtë natë, si dhe uroi pacientët që nuk do të kenë mundësinë që të jenë pranë familjeve të tyre për shkak të koronavirusit.

“E di që sot nuk do të jetë e mundur që të festoni pranë familjeve tuaja, sepse do të jeni duke shërbyer për pacientët këtu. Ashtu sikurse gjithë personeli ynë shëndetësor që do të jetë në shërbim këtë natë.

Një urim për të gjithë ata pacientë që nuk do të mund të festojnë me familjen e tyre sonte. Me zemër të gjithë do të jemi së bashku, duke uruar më të mirën për vitin që ne na pret”, u shpreh Manastirliu.

 

 

Zjarr Tv Ad