Mandati i Olta Xhaçkës/ PD nxjerr raporton: Ka përfituar nga pasuri të shtetit! Kuvendi ka detyrimin të çojë çështjen në Gjykatë Kushtetuese

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Grupi Parlamentari i Partisë Demokratike ka nxjerrë raportin për mandatin e ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke thënë se “ka përfituar të drejta pasurore mbi pasurinë e shtetit”.

Nisur nga përfundimi i këtij raporti, relatori i opozitës, Gazment Bardhi i është drejtuar me një shkresë Kryetares se Kuvendit, Lindita Nikolla, duke i kërkuar thirrjen e menjëhershme të mbledhjes së radhës së Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, me qëllim prezantimin e raportit nga relatorët dhe kalimin e çështjes për shqyrtim në seancën plenare më të afërt.

KONKLUZIONET

Në vijim të fakteve dhe rrethanave të cështjes, të drejtës së aplikueshme dhe jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, analizës ligjore dhe procedures parlamentare të ndjekur, është e qartë se deputetja dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Znj. Olta Xhacka ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë, të përcaktuar nga neni 70, pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës së Shqipërisë, pasi shoqëria “AG.TCC” sh.p.k., e cila ndodhet në pronësi të bashkëshortit të saj, Z. Artan Gaci, e për rrjedhojë edhe në pronësi të saj, në kuptim të nenit 74 të Kodit të Familjes, dhe nenit 35 të ligjir nr. 9367/2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, ka përfituar të drejta pasurore mbi pasurinë e shtetit.

Konkretisht, si rezultat i përdorimit të brigjeve të detit, e cila përbën pasuri shtetërore, për instalimin e stacioneve të plazhit në fshatin Gjilekë, Himarë, shoqëria “AG.TCC” sh.pk., në bashkëpronësi të bashkëshortit dhe të deputetes Xhacka, do të sigurojë të ardhura, cka përbën qartazi një veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit.

Zjarr Tv Ad