Mandi Nishtullës në Party-n e Uriahipit!

0
140
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Uriahipi: “Mand vllai, si ke qenë, si të kanë shku punët? Me Dafin e Silvën a i zgjidhë ato halle”?

Mandi: “Uriahip, unë jam djalë me parime, jo si ti. Mua nuk më përdor dot si Bert Ndrenikën dhe Tinka Kurtin. Jam baba i shtatë fëmijëve unë e burri i pesë grave! Dua rrrrespekt së pari.Unë i kam dhënë fjalën Sali Berishës që Zoti ia bëftë dritë rrugën. Vota ime dhe gjithë arixhinjve shkon për të.”

Uriahipi ndjehet keq.

“Dëgjo Mandi. Unë jam inspiru prej teje. Kur dëgjova superhitin “Të ka lali shpirt” u godita direkt. Qysh atë ditë më mbeti fjala “lali”. Aq shumë e përdorja sa më mbeti mua epiteti “Lali”…

Mandi: ”Mos më flit mu me fjalë të ngatarrume. “Epiteti” thuj atyre që je msu. Unë vetëm për Lulzim Bashën jam. Ti i ke dhanë dekoratë serbit e boshnjakut e nuk i ke dhanë Mandit. Jo vëlla, Mandi nuk ka nevojë për lekë por për rrrrrespekt. Pse nuk e meritokam unë një ceremony ku të marr çmimin “Nderi i Tironës”? Pak kam bo për kët popull? Pyti një herë gabelet e mij se ça të thonë për mu…”

Uriahipi e pa që ishte vështirë këtë radhë. Reputacioni artistik i Mandit dhe dimensioni intelektual i tij meritonte tjetër qasje.

Uriahipi: “E di që të ka munguar adrenalina e duhur këto kohë, prandaj je pak nervoz. Presor Noizy më tha që ti vdes për party. Kemi lënë sot një takim me ca miq. Do vish edhe ti?”

Mandi, ambiciet e të cilit për rrrrespekt në shoqërinë e lartë e kanë përfshirë të tërin, qysh pas emërimit si Mjeshtër i Madh të këngëtarit Ylli Bakaj, joshet nga propozimi i Uriahipit.

******
Darkë e vonë. Në një ambient intim me drita të kuqe, muzikë xhaz e parfum të rëndë futet Mandi i veshur me cizme kaubojsash e një bluzë tip “bobmarley” plot ngjyra.

Sheh një flokëkuqe që i kalon afër dhe e kap për bythësh.

“Ahahahaha, mistrec që je” –dëgjon zërin flirtues të flokëkuqes.

Mandi eksitohet dhe i shkon mbrapa. Përballë i del Uriahipi me një vello të zezë të tejdukshme poshtë të cilit i duket trupi lakuriq. I kishte lyer pak buzët. Mandi spo përmbahej dot më:

“O Lal, unë me ty kam qenë gjithë jetën! Dje isha nën ndikimin e substancave narkotike lal. Më fal 100 herë aman, veç më lër të të prek pak se nuk duroj më”…

Uriahipi u shkri së qeshuri. Nga një aneks që nuk dukej fare u shfaqën menjëherë ajka e muzikës shqiptare:

Filloi hiti: “Se lali xhan xhan, lali xhan xhan të ka….”

Meshkuj të depiluar me geta, tantella, taka e të brendshme seksi u lëshuan në një kërcim ekzotik. Mandi u ndie në territorin e vet.
Nxori telefonin dhe i ra një numri:

“O Stres, hajde vllai se kam ra në një çerdhe zogjsh nga ato tonat, merr edhe Ad Sybardhin dhe hajde për 5 minuta… Kur të vish këtu edhe ti do shash Berishën. Për Zotin…:)”
E qeshura e Mandit u dëgjua te pallati matanë…/Thashetheme nga kupola

 

Zjarr Tv Ad