Manja takohet me ambasadoren e BE: Rrisim bashkëpunimin për SPAK dhe plotësimin e vakancave në sistemin e drejtësisë

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, është takuar këtë të martë me ambasadoren e BE në Tiranë, Christiane Hohmann, të cilën thotë se e ka falenderuar për mbështetjen që delegacioni i ka dhënë për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit.

“Prita sot në një takim të veçantë Ambasadoren e re të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Znj. Christiane Hohmann. E falenderova Ambasadoren për mbështetjen që delegacioni i BE-së ka dhënë për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit dhe sundimit të ligjit.

Ndamë qëndrim të përbashkët për të avancuar në një stad tjetër punën tonë me zbatimin e plotë të Reformës në Drejtësi, bashkëpunimin dhe koordinimin me organet e reja të drejtësisë dhe SPAK, përfundimin e procesit të vetingut, implementimin e Hartës së re Gjyqësore, rritjen e kapaciteteve të shkollës së magjistraturës për të plotësuar vakancat në sistemin e drejtësisë, si një mekanizëm efikas për të ulur stokun e dosjeve në gjykata, etj.

Nuk patëm asnjë ndryshim në mendimet tona se lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit është mjeti i duhur për të përshpejtuar integrimin e Shqipërisë në BE. I kënaqur që mora siguri të plotë për mbështetjen e duhur nga delegacioni i BE-së për të gjitha temat që prekëm në takimin e sotëm”, shkruan ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Zjarr Tv Ad