Manjani: Çelja e negociatave, ferr për Edi Ramën! Qeveria abuzuese nën dorën e hekurt të Brukselit

0
256
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Manjani: Çelja e negociatave, ferr për Edi Ramën! Qeveria abuzuese nën dorën e hekurt të Brukselit

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, komentoi në emisionin ‘A Show’ në Syri Tv çeljen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE. Manjani deklaroi se kemi një lajm të mirë, ndërsa theksoi se negociatat me BE janë ferri, dara e hekurt dhe e zjarrtë e çdo qeverie, pasi do kontrollohet.

“Kur janë çelur negociatat dhe janë ulur në tryezë me Brukselin, qeveritë kanë rënë. Ky është lajmi më i mirë i mundshëm, që ato negociata janë krah popullit shqiptar, për të kontrolluar qeverinë abuzuese të këtij vendi. Kjo është situata. Dita më e keqe e mundshme është kjo për një qeveri si ajo e Edi Ramës.”-tha Manjani.

Më tej ai deklaroi se Rama nuk i donte negociatat për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian ndërsa theksoi se Brukseli është aleati i shqiptarëve.

“BE reale është aty, tek konkurrenca, tregu, e jo tek porti i Durrësit me arabët. Kjo është opozitë reale. Brukseli, aleati më i madh i yni. Kemi nevojë për Brukselin, qoftë për Brukselin e ngadalshëm.”-tha Manjani.

Zjarr Tv Ad