Manjani: Kadastra, kadastra, por bashkia po bën kërdinë, grabit pronat private …

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me kritikat e lëshuara së fundmi nga kryeministri Edi Rama drejt institucionit të Kadastrës.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se problematikat e Kadastrës nuk janë asgjë në lidhje me abuzimet dhe vjedhjet nga ana e Bashkisë, duke iu referuar asaj të Tiranës. Sipas tij, po bëhet kërdia ku rrëmbehen pronat private gjasme në emër të tërmetit apo të interesit publik.

Më tej Manjani shkruan se Kadastra lihet qëllimisht në atë gjendje që t’i shërbejë banditëve politike dhe jo interesit të tregut të pronave.

Reagimi i plotë:

Kadastra, kadastra, po bashkia bën namin. Kërdinë po bën duke rrëmbyer prona private gjasme në emër të tërmetit apo të interesit publik (në fakt interesit privat).

Çfarë mund t’i bëjë kadastra bashkisë që i çon pronarit ultimatum të lirojë pronën, pa ia shpronësuar me vlerën e tregut dhe për një interes publik real, ashtu siç e paracakton Kushtetuta?!

Si mund të ndalojë zyra kadastrale banditizmin antikushtetues të pushtetit?! A mund të na e thotë dikush si?!

Kadastra me qëllim lihet ashtu që t’i shërbejë banditëve politike dhe jo interesit të tregut të pronave.

Zjarr Tv Ad