Manjani: Meta e Basha janë përgjegjës para partive të tyre

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke reaguar mbi deputetët e rinj nga PD dhe LSI që pranuan mandatin e deputetit, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se kryetarët e partive që i futën ata në listë janë përgjegjës përpara qytetarve.

Reagimi i plotë:

Që të bëjmë dallimin:

Ata që i futën në lista këto emra që pranojnë të bëjnë lulet artificiale të këtij varrezë-parlamenti, kanë përgjegjësi të rêndë politike para partive dhe votuesve të tyre!

Pra e thënë më troç: Ilir Meta e Lulzim Basha janë përgjegjës para partive të tyre!

Ndërsa blerja që po ju bën pushteti për të krijuar demokraci fallco e bën këtë të fundit, pra pushtetin, përgjegjës para Shqipërisë dhe historisë së saj!

Që do të thotë: Edi Rama është përgjegjës para Shqipërisë!

Dallimi është i madh, për të gjithë ata që kanë të parë Shqipërinë dhe jo Partinë!

Nga ana tjetër, të gjithë bashkë i janë borxhli demokracisë, pa asnjë dyshim!

Zjarr Tv Ad