Manjani – Nokës: Berisha dhe Basha nuk mund të jenë kandidatë për kryeministër

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri Ylli Manjani është shprehur se opozita duhet ta kishte gati emrin e kandidatit për kryeministër që tani, kur jemi rreth një vit para nisjes së fushatës elektorale.

Komentet Manjani i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku i tha deputetit të PD-së, Flamur Nokës, se Sali Berisha dhe Lulzim Basha nuk mund të jenë kandidatë për kryeministër.

Ai shtoi se përzgjedhja që tani e emrit të kandidatit për kryeministër do të ndihmonte në krijimin e ekipit fitues, të skemave dhe marrëveshjeve para zgjedhjeve.

“Neve sot jemi rreth një vit para fushatës elektorale për zgjedhjet e vitit 2025. Në këtë situatë, të gjitha llogaritë politike paraprake, bëhen në funksion të ditës së zgjedhjeve. Tani shikojmë ku jemi. Kush komunikon më shumë me publikun, për tema të larmishme që lidhet me publikun.

Opozita ka pasur shumë sfida brenda vetes, por pyetja që bëhet është ‘a është kandidat për kryeministër Berisha?’. Unë mendoj që jo. ‘A është kandidat për kryeministër Basha?’. Aq më tepër jo. Unë mendoj se opozita duhet të kishte gati sot emrin e kryeministrit të ardhshëm. Që të niste të krijonte ekipin e tij, të llogariste efektet e marrëveshjeve sui generin.

Ajo që ka ndodh me Berishën dhe SPAK është e papranueshme. Por çfarë duhet të bëjmë përtej kësaj? Zgjidhja që po ofojmë cila është? Këtu sfida e vetme nuk është kush do marrë vulën, por duhet pak më shumë sesa aq. Hajde se po protestojmë për Berishën, po rrimë poshtë ballkonit se detyrë patriotike është edhe ajo, por çfarë duhet të bëjmë përtej kësaj. Grupet sociale të shoqërisë kush do t’i përfaqësojë”, tha Manjani.

Zjarr Tv Ad