Bujqit paralajmëruan se nëse shteti nuk ndërmerr asgjë për tre vjet, nuk do të ketë dhenari. Ata bënë ankes edhe për pagesën e vonuar të subvencioneve ndërsa, kërkuan 50 për qind rritje të mbështetjes (1.500 denarë për dele dhe 1.000 denarë për kokë qengj)i, por edhe nëse blerja e qengjit është deri në 140 denarë për një kilogram, shteti t’u paguajë 35 denarë shtesë subvencione, për të marrë gjithsej 175 denarë aq sa është përafërsisht çmimi i prodhimit.
“Jemi në skaj të ekzistencës së rrezikuar, luftojmë për mbijetesë”.
Kështu e përshkruan situatën në të cilën gjenden rritësit e dhenve të cilët erdhën sot në protestë të qetë para Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Bujqit u distancuan nga çdo lidhje me politikën dhe u lutën që askush të mos i keqpërdor në një kontekst të tillë.