Maqedonia e Veriut nuk ka hequr dorë nga barriera ekonomike ndaj Kosovës.
Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi në një postim në Facebook tha se pret që Kosova në një afat të shkurtër kohor të sigurojë dokumentet e nevojshme për të hequr barrierat.
Bekteshi në letrën dërguar Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës shkruan: “Në rast se autoritetet e Republikës së Kosovës japin të gjitha garancitë e nevojshme dhe grupet e punës konfirmojnë se janë vendosur programet për mbikëqyrje aktive dhe pasive të akuakulturës dhe se janë zbatuar siç duhet, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Maqedoninë e Veriut mund të lejojë eksportin e produkteve të akuakulturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.”
Ndërsa shtoi: “Presim që gjatë këtyre ditëve të tërhiqet vendimi për ndalimin e eksportit të patateve dhe mjaltit nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës.”