Maradona rrëfen qëndrimin me UFO-t

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona ka pohuar se ai ishte ‘rrëmbyer’ nga Alienët për tre ditë me radhë.

Në një prononcim për kanalin sportiv argjentinas “TyC Sports”, fituesi i Kupës së Botës në vitin 1986 tha se “njerëzit e huaj” u takuan dhe e morën atë, duke e larguar shumë larg nga Toka.

“Një herë, piva kaq shumë saqë u zhduka nga shtëpia për tre ditë. U ktheva në shtëpi dhe thashë që UFO-t më kishin marrë. Unë thashë: “Ata më morën, nuk mund t’ju them për këtë.” ”

59-vjeçari gjithashtu preku temën e zhvillimit seksual, duke zbuluar se ai e humbi virgjërinë në moshën 13-vjeçare me një zonjë të moshuar.

Virgjërinë e humba në moshën 13-vjeçare, në një bodrum me një zonjë të moshuar. Unë isha sipër dhe ajo po lexonte një gazetë,” tha ish-futbollisti.

Javën e kaluar, ylli argjentinas fitoi procedurën ligjore kundër gjigantit të modës “Dolce & Gabbana” i cili do të jetë i detyruar të paguajë 77,000 dollarë ndaj ish lojtarit për përdorimin e emrit të tij pa leje.

Zjarr Tv Ad