Margarita Xhepa u largua nga kjo jetë me një peng, filmi që nuk e realizoi dot! I biri e tregon mes lotëve

0
185
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej orës 10:00 të ditës së sotme në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit po mbahen homazhet në nder të Margarita Xhepës, ikona e kinematografisë shqiptare e cila u nda nga jeta mëngjesin e 3 prillit në moshën 91-vjeçare.

Për t’i dhënë lamtumirën e fundit një prej figurave më të shquara të botës së artit, në TKOB janë mbledhur familjarë, miq, bashkëudhëtarë e qytetarë të thjeshtë.

Aktori i mirënjohur Ndriçim Xhepa, djali i së madhes Margarita Xhepa ka mbajtur fjalën para gazetarëve ku tregoi se nëna e tij e mbylli jetën në mënyrën normale, pavarësisht nga disa probleme shëndetësore të vogla.

Ai tregoi se Aktorja e dinte se në teatër nuk mund të aktronte, por një film edhe e kishte ëndërruar.

“Mbylli jetën e saj në mënyrë normale pavarësisht se pati disa probleme shëndetësore këto dy muajt e fundit, lodhjet e viteve bëjnë të vetën, por ajo kishte një natyrë të çuditshme, biles kur binte muhabeti bisedat të shkëputura thoshte se nuk kishte mundësi më, as për skenë.

Kihste një dëshirë. Një ëndërr se mund të bënte një film tjetër, por them se e mbylli ashtu si desh dhe zoti, roli i fundit që bëri në “Bolero në vilën e pleqve” përkoi me jetën ashtu si erdhi dhe finalja.

Mënyra si po respektohet sot ka shumë rëndësi nga njerëz të fushave të ndryshme, nga dhjetra pafund njerëz nga publiku, kënaqësia më e madhe që marrim ne dhe ajo me shpirtin e saj që sot largohet nga kjo botë.“

Zjarr Tv Ad