“Mario po godiste Martinin me thikë në zemër, shkova për ta mbrojtur“/ I mituri rrëfen vrasjen e 14-vjeçarit: Ishte edhe një djalë me flokë të gjata

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Djali 14-vjeçar i cili mbeti i plagosur nga ngjarja e rëndë pranë shkollës “Fan Noli”, ku u vra Martin Cani, ka treguar detaje të reja për konfliktin me bashkëmoshatarët e tij.

Sipas Luisit, në vendngjarje në momentin që Martini u vra nga bashkëmoshatari i tij Mario Perlleshaj, të pranishëm kanë qenë dy persona.

I mituri pretendon se ai dhe Martini nuk janë sulmuar vetëm nga Mario, por dhe nga shoku i këtij të fundit, që 14-vjeçari e përshkruan si një djalë me flokë të gjata.

Luisi tregon se personi i dytë e ka goditur me thikë pas shpine dhe kur është ngritur, ka parë që Mario kishte nxjerr thikën dhe po godiste Martinin në zemër.

Sipas tij, kanë qenë tre persona në ngjarje, por ai nuk ka arritur të identifikojë personin e tretë, që sipas tij është burri që e ka ngritur.

“Nga ai moment mbaj mend që shoku i Marjos, një djalë me flokë të gjata më goditi pas shpine. U ktheva, e godita. Kur u ktheva përsëri pash që Mario kishte nxjerr thikën dhe po godiste Martinin në zemër, shkova direkt për të mbrojtur Martinin. Më pas më kapi një burrë që nuk e pash kush ishte, më kapi dhe më ngriti në ajër. Kur u ktheva prap pash që Mario ishte ngritur dhe më drejtoi thikën për në zëmër. Vura dorën përpara. Thika më preku vetëm pak zemrën.

Më pas ai kaloi thikën nga dora e majtë në të djathë dhe donte të më sulmonte në fyt. Unë ula kokën dhe e godita me dorën e vetë në ballë. Pastaj vazhdoi lufta. Ai më qëlloi 6 herë në pjesën e kraharorit, por 4 herë më kapi. Unë pash që thika e tij ishte më e madhe se dora ime dhe u tremba. Shkova dy hapa pas dhe e qëllova në fytyrë. Më rrethuan dy. Nga frika që kisha i qëllova aq fortë sa njërit ia përplasa kokën te hekuri. Marios. Atij tjetrit i kam qëlluar në sy dhe ia futa vrapit”, ka treguar 14-vjeçari për “Review” në Euronews Albania.

Luisi bëri thirrje që të shkojnë e të bëjnë ekspertizën te ai në spital, pasi ai pretendon se është qëlluar nga dy persona me thika të ndryshme.

“Ishin dy persona, Mario dhe një djalë me flokë të gjata. Djalin tjetër nuk e kam parë më parë. Di që është bashkëmoshatar i jonë. Unë dua të vinë e të bëjnë ekspertizën mjekoligjore për ta kuptuar të gjithë që kam plagë nga dy thika të ndryshme. Nuk flas dot më shumë. Kam shumë dhimbje”, tha ai.

Zjarr Tv Ad