‘Marionetat e Sorosit’/ Kryeministri slloven sulmon ashpër miliarderin

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri slloven, Janez Jansa ka ndezur një debat brenda Bashkimit Europian pasi kritikoi ashpër një delegacion të Parlamentit Europian, që vizitoi vendin e tij për të parë situatën me lirinë e medias.

Ai postoi një meme, ku eurodeputetët etiketoheshin si ‘marionetat e Sorosit’, një referencë për miliarderin kontrovers, George Soros. “Këta janë 13 nga 226 marionetat e Sorosit në Parlamentin Europian”, shkroi ai.

Delegacioni i eurodeputetëve udhëhiqej nga një eurodeputete holandeze dhe kjo solli reagimin e kryeministrit holandez, Mark Rutte. Ai tha se ky mesazh i kryeministrit slloven është pa shije dhe provokues. Edhe nga Brukseli pati reagime të shumta kundër këtij komenti të kryeministrit slloven.

Por Jansa reagoi sërish me zemërim. Ai tha se “meqë ra fjala, pikërisht në Holandë është eleminuar e një gazetari”. Jansa njihet si një kundërshtar i ashpër i Soros. Para disa muajsh ai iu përgjigj Soros në një mesazh në Twitter.

“Qëndro larg BE-së dhe Europës të lutem. Paratë e tua të pista për të ashtuquajturat OJF janë gjeneruesi më i fortë i konflikteve në kontinent, duke shkatërruar besimin mes njerëzve dhe demokracisë. Një Brexit na mjafton. BE ka nevojë për rimëkëmbje dhe stabilitet,” shkruante ai.

Zjarr Tv Ad