Krisjet në PD/ Gazetari i njohur tregon pse SHBA e shpalli “non-grata” Sali Berishën dhe çfarë e favorizon Bashën

0
122
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Robert Rakipllari, ka komentuar përplasjen politike Basha-Berisha. Rakipllari, u shpreh se sot kreu i PD-së Lulzim Basha, ka një favor sepse ka në anën e saj aleatët perëndimorë, “pra sot Basha ka mbështetje amerikane që më parë nuk e kishte”, tha ai.

Më tej, ai shton se çështja sot qëndron në faktin se a do të kemi sot një opozitë më të forte, apo më të dobët përballë Ramës, duke theksuar se kjo situatë duhet parë me dinamikë.

Deklarata e Rakipllarit:

“PD pavarësisht se ka qenë një “bandë e fortë”, një “bandë dyshe Basha-Berisha” sërish nuk ka mundur dot të vijë në pushtet. Rama është në mandatin e tretë dhe PD e LSI janë në opozitë. Edi Rama është në pushtet sot edhe për shkak të ndryshimeve kushtetuese të vitit 2020. Një pushtet në këtë mënyrë vetëm në Rusi e kemi parë, pra u deshën ato ndryshime kushtetuese që Rama të ishte sot këtu. Ndryshimet Kushtetuese që u bënë, ishin një grusht shteti dhe aleatët perëndimorë ato ndryshime i lejuan, nuk i kundërshtuan. Shpallja “non-grata” e Berishës nuk është bërë vetëm për korrupsion, por edhe për minim të demokracisë.

Berisha ka nisur fushatën ndaj Bashës dhe e akuzon, e ka nisur ka vetëm një synim të rrëzojë zotin Basha që ta marrë vetë apo të vendosë sërish një kukull. Sot Berisha ngre në foltoren e tij me arsyet se Basha ka shkelur statutin dhe qeveris në mënyrë autoritare, pas 8 vitesh kur vendimet i kanë marrë bashkë.

Për mua çështja është nëse kemi sot një opozitë më të fortë apo më të dobët seç e kishim dhe a kemi gjasa që të kemi në opozitë më të fortë apo më të dobët përballë Ramës? PD sot ka një favor sepse ka në anën e saj aleatët perëndimor, pra sot Basha ka mbështetje amerikane që më parë nuk e kishte. Ka një faktor të rëndësishëm brenda PD-së që kërkon të rrëzojë Bashën , kjo është një situatë që duhet parë më me dinamikë”, u shpreh Rakipllari.

Zjarr Tv Ad