Profesori Mark Marku, u caktua si drejtues politik i PD-së, për qarkun e Lezhës, duke ngjallur mjaft reagime. Kryeministri Edi Rama, ka publikuar edhe një video ku Marku debatonte ashpër, me socialistin Musa Ulqini, duke përdorur edhe shprehje si; “do të të hedh shishen kokës”.
Profesori, i është përgjigjur veprimit të Ramës, për të cilën e cilësoi si të pavlerë dhe se Rama bën gjeste të pahijshme, madje me qindra raste.
“Edi Rama ka bërë vetë me qindra gjeste të pahijshme. Jemi njerëz, edhe ndodh të dalim nga vetja. S’do bëja as lëvizjen më të vogël, s’do dilja nga dera e shtëpisë, për një post. Faktet do ta tregojnë që s’kam pasur asnjë qëllim. Do jemi këtu, do jemi bashkë, dhe do ta shohim. Kur ishim në qeveri, isha deputet dhe nuk thoja kurrë asgjë. Edhe kur më pyetën për akuzat ndaj opozitës së asaj kohe, thashë janë thjesht akuza. Madje, kur shkova në komision më thanë ‘bravo të qoftë”, ka thënë Marku.