Laert Vasili: Le të zemërohen të gjithë, Shqiptarët dhe grekët janë i njëjti popull…

0
735
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori i njohur, Laert Vasili, gjatë një bisede për “Ora news”, ka bërë një deklaratë të fortë. Vasili është shprehur se; grekët dhe shqiptarët, janë i njëjti popull. Sipas Vasilit, dy popujt kanë ardhur nga i njëjti trung, që janë pellazgët.

Biseda:

“Grekët dhe shqiptarët janë i njëjti popull që kanë ardhur nga i njëjti trung që janë pellazgët. Në rrethinat e Athinës arvanitasit flasin shqip, sidomos pleqtë. Greqia ka pasur kryeministra arvanitas. Ata që zemërohen nga kjo deklaratë le të zemërohen, por duhet lexuar historia. Është ngritur një urrejtje nga qarqe të caktuara. Këta popuj kanë dhënë jetën për një truall të përbashkët dhe ka pasur përpjekje për një konfederatë ballkanike mes Shqipërisë dhe Greqisë.” –  kështu është shprehur Laert Vasili.

Zjarr Tv Ad