Markimi i karburanteve, deputeti Sula: Taksat dhe çmimi i naftës po rriten çdo ditë, tregon…

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula në një lidhje live përmes SKYPE-it, në News24, foli për markimin e karburanteve.

Deputeti Sula u shpreh se vendimi i qeverisë për të rritur taksat dhe çmimin e naftës tregon se mund të bëhet kontrabandë.

Sakaq ai bëri një analizë për sasinë e importit të naftës gjatë vitit 2011 dhe 2021. Sipas Sulës, në vitin 2011 janë importuar 570 mijë tonë naftë, ndërsa në vitin 2021 536 mijë tonë, ku shtoi se ka diçka që nuk shkon.

“Gjykoj dhe kam bindjen se ka abuzime të mëdha. Ky vendim është flagrante. Operatorët në një farë mënyre kanë të drejtë. Shtimi i një vit i koncesionit na kushton më shumë. Markimi i karburantit shërben për kontrabandën. Ka diçka që nuk shkon, nafta mund të përdoret bruto ose diçka tjetër.

Po marr vitin 2011 dhe 2021. Në vitin 2011, sasia e naftës së importuar është 570 mijë tonë. Ndërsa në vitin 2021, janë ç’doganuar 536 mijë tonë, ndërkohë është dyfishuar numri i makinave. Kjo tregon se bëhet kontrabandë. Po ti krahasojmë, ka më pak ton naftë. Kushdo që ka dalë jashtë shtetit me makinë, ju them se kur përdor naftë nga Mali i Zi, p.sh., makina funksionon më mirë. Pra ka hile, nëse përdor termin popullor. Të gjitha këto janë në kurriz të konsumatorëve. Ka diçka që nuk shkon. Pse ndodh që në gusht u rritën çmimet, kjo pasi kompanitë e dinë që ka lëvizje dhe do të ketë më shumë konsum. Taksat janë të larta dhe çmimet po rriten dita ditës.

Këtu ka humbur çdo lloj norme morale, nëse je i ndershëm je kudër rrymës dhe madje quhesh budalla. Politikanët tanë që dje ishin njerëzit më të ditur, sot i ke të akuzuar, të arrestuar, nuk di çfarë të thuash për këtë vend. Këtu nuk ka asnjë përgjegjësi morale. E keqja e ka kapur prej fyti këtë vend. Shpresa e vetme e këtij vendi është drejtësi dhe kushdo që ka dyshime ndaj SPAK-ut, ky i fundit është duke lëvizur. Besoj se vetëm drejtësia dhe ndërkombëtarët do mund ta shpëtojnë këtë vend”, u shpreh Sula.

Zjarr Tv Ad