Marrëveshja PD-PL, Meta: Ditë historike! I japim fund ‘bunker-bashkive’, fitojmë Tiranën dhe të gjitha Bashkitë

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta falenderoi disa herë kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën për marrëveshjen e firmosur mes tyre. Ai u shpreh se dita e sotme është historike e se në fund do sjellë fitore jo vetëm në Tiranë por në të gjitha Bashkitë e vendit.

Doja të shprehja kënaqësinë më të madhe për marrëveshjen me PD, të cilën ka do konsideroja si historike, për aryse se është marrëveshja më parimore që i shërben historisë, të llogardhënies në vend, është një marrëveshje që na angazhon si PD, PL në drejtim të garantimit të demokracisë direkte të qytetarëve shqiptarë. Referendum dhe referundumet, primaret, llogaridhënia do të bëjnë të mundur që të kemi një sovran që i ka të gjitha mjetet që i ka në kontroll mjetet për të ndaluar shtetin që po shemb dhe nëpërkëmb sovranin.

Dua të shpreh kënaqësinë që unë dhe PL kemi marrë në mbrëmjen e 24 korrikut, sot marrim një mbështetje nga PD sa i takon uhstrimit të së drejtës kushtetuese si në nivel kombëtar dhe në atë lokal, falenderoj doktor Berishën dhe PD, jam i sigurtë që do të shërbejë për rikthimin e pluralizimit politik. Do të marrin fund bunker bashkitë, këto modele të nëpërkëmbjes së qytetarit dhe të grabitjes së taksave të tyre.

Ndaj dhe një herë shpreh bindje se kjo është një marrëveshje që garanton dhëninen e fuqisë së munguar deri tani qytetarëve pasi ështrë marrë peng nga kapja e shtetit dhe qeveria aktuale, shpreh bindjen më të plotë të fitoren e padiskutueshme të opozitës, në Tiranë dhe në bashkitë e Shqipërisë. 4 vjet në një vend ku opozita nuk ka këshilltar që nuk e gjen as në vendin më të humbur as të Afrikës, kanë qënë aq shumë sa shqiptarët nuk kanë më çfarë të presin, se të gjithë janë pasojë e Ramës si matrioshkat ruse.

Falenderoj PD për këtë mirëkuptim, çdo forcë me parimet që ne kemi rënë dakord gjen veten më së miri. Shpreh bindjen se kjo është një marrvëshje historike që do kontribuojë për qytetarët të cilët do të ndihen pjesë e politikbërjes shumë shpejt.’- u shpreh Meta.

Partia Demokratke dhe Partia e Lirisë shkojnë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Marrëveshja e kthyer në një “kontratë” bashkëpunimi elektoral mes dy partive u firmos nga dy kryetarët Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Zjarr Tv Ad