Marrëveshja për krijimin e Federatës së Opozitës/ Ja partitë që marrin pjesë. Ftesa i është bërë edhe Lulzim Bashës! A do ta pranojë?

0
142
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Opozita e bashkuar firmos marrëveshjen për krijimin e një “Federate”, ku pjesë do të jenë “Rithemelimi”, Partia e Lirisë, PR e Fatmir Mediu, PAA e Agron Dukës etj,.

Sipas gazetarit të News24, Fatmir Mediu dhe Agron Duka ditën e djeshme, kan njoftuar edhe Lulzim Bashen për platformën e tyre te bashkimit te opozitës ne një “federate”.

Deri me tani Lulzim Basha nuk ka kthyer asnjë përgjigje për propozimin qe ka ardhur nga aleatet historik te Partisë Demokratike.

Partite qe marrin pjese jane: Partia Demokratike (Rithemelimi), Balli Kombetar, Partia e Bashkimit Liberal Demorat, Partia Demokristiane, PAA; PR, PBDNJ, Partia e Lirise, FRD, Partia Balli Kombetar Demokrat, Levizja e Legalitrtit, Bashkimi Demokrat Shqiptar.

MARREVESHJA

Marrëveshja e sotme parashikon institucionalizimin e Federatës së Opozitës së Bashkuar, sipas parimit “Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, ndërtimin e një Shqipërie Europiane”, ku përfshihen të gjithë faktorët politikë parlamentarë dhe relevant opozitar, të cilët marrëdhënien dhe bashkëpunimin opozitar, e cmojnë si detyrim dhe jo marrëveshje që fuqizojnë qeverinë dhe antikushtetutshmërinë.

Opozita e bashkuar rikonfirmon vendosmërinë për t’u përballur, sic thote ajo “me regjimin e korruptuar dhe të kriminalizuar të Edi Ramës, që gjatë qeverisjes së tij ka shndërruar Shqipërinë në vendin e pamundësive për shqiptarët e ndershëm dhe po detyron rininë të braktisë vendin për shkak të pamundësive ekonomike”.

Federata e Opozitës së Bashkuar ka shpallur edhe prioritetet që janë, “garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, përmes realizimit të një Reformë Zgjedhore kuptimplotë dhe për adresimin e të gjitha rekomandimeve të ODIHR-it, që siguron një kuadër zgjedhor gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, si dhe nevojën për të koordinuar përpjekjet për rikthimin e pluralizimit dhe demokracisë funksionale”

Zjarr Tv Ad