Vizita e Blinkenit/ Fevziu nuk i mban nervat me Balliun: Po ça ka ndodhur more Klevis, se më luajtët mendsh

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Blendi Fevziu është nxehur në emisionin e tij me Klevis Balliun të cilin e kishte ftuar në emisionin e vet për vizitën e sekretarit Blinken në Tiranë.

Blendi Fevziu: Ça rëndësie ka ku ndaloi sekretari më përpara. Kjo është gjëja më pavlerë. Dëgjo ky është cicmic fshati. Në fshat thonë hyri nga rruga nga shtëpia ime, apo hyri nga rruga e shtëpisë tjetër. Ai ka ardhur tani, ç’lidhje kjo.

Klevis Balliu: Diplomacia do korrektësi. Në rajon ka ndodhur kështu, mos të themi që ka shmangur Shqipërinë.

Blendi Fevziu: Po ça ka ndodhur o Klevis se më luajte mendsh?

Klevis Balliu: Po nuk është shmangur kurrë Shqipëria o zotëri. Nuk ka ardhur asnjë Sekretar Shteti që të ketë shmangur Shqipërinë.

Julian Zyla: Nuk kanë ardhur ndonjëherë vetëm në Shqipëri, kjo është e reja o Klevis.

Blendi Fevziu: Kush e ka shmangur Shqipërinë?

Klevis Balliu: Këtë pra thashë. U tha këtu që kanë shmangur Shqipërinë për të shkuar në vende të tjera. S’është e vërtetë pse duhet ta themi ne këtë.

Blendi Fevziu: Kush, sekretar Shteti?

Klevis Balliu: Po. S’është e vërtetë kanë ardhur këtu dhe kaq.

Blendi Fevziu: Nuk e kanë shmangur, nuk e di tani. Tillerson dhe Pompeo nuk jam i sigurt nëse kanë qenë në Ballkan. Më duket se kanë qenë, se në Serbi kanë qenë. Ç’rëndësi ka kjo se ku shkon. Sekretari i Shtetit vjen bën vizitë, ndalon, ku ta ketë axhendën e tij dhe kur të gjejë kohën e tij se nuk i thua dot.

Zjarr Tv Ad