Marrëveshja Rama-Meloni/ Qendër refugjatësh që synojnë BE në Shëngjin, deri në 36 mijë persona!

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e djeshme një vizitë zyrtare në Itali, ku është takuar me homologen e tij, Giorgia Meloni.

Në një konferencë për mediat pas takimit, Meloni ka dhënë lajmin se në Shëngjin do hapet një qendër pritjeje për refugjatët. Sipas saj, qendra do hapet me financim nga Italia dhe Shqipëria do të japë hapësirat e saj, për të ndihmuar vendin apenin që po përballet me një fluks gjithmonë e në rritje të refugjatëve.

Meloni shtoi se refugjatët që kërkojnë azil do të rrinë në këto zona deri sa të seleksionohen, nëse duhet pranuar apo jo kerkesa, ndërsa sipas saj, fluksi mund të arrijë në 36 mijë persona.

“Në një takim që kemi zhvilluar kemi patur edhe iniciativa lidhur me migrimin. Fenomeni nuk përballohet vetëm. Kemi qenë mes trajtimit brenda dhe jashtë BE. Kemi punuar së bashku për të forcuar këtë bashkëpunim.

Punuam me Ramën për emigracionin e paligjshëm, trajtimin brenda dhe jashtë BE-së. Shqipëria do të japë disa zona të saj për të pritur refugjatët. Italia do të kontribuojë financiarisht

Refugjatët që kërkojnë azil do të rrinë në këto zona derisa te seleksionohen nëse duhet pranuar apo jo kerkesa. Fluksi mund të arrijë në 36 mijë persona. Marrëveshja nuk përfshin të miturit. Juridiksionit do të jetë Italian. Porti i Shengjinit ku do të zbarkojnë, do të ndërtohet një qendër pritjeje dhe screening. Do ketë një strukturë tjetër, pjesa shqiptare do merret me gatishmërinë e observimit. Ky protokoll që firmosim sot ka një kornizë politike dhe juridike të bashkëpunimit. Marrëveshje të tjera do të ndjekin më pas. Kemi qëllim të jetë operative në pranverën e ardshme. Jam e kënaqur me punën e bërë me mikun tim, Edi Rama. E konsideroj këtë një marrëveshje me frymëmarrje të gjerë europiane. Duhet të bashkëpunojmë në një frymë europiane. Shqipëria një mike e Italisë dhe Bashkimit Evropian. Po sillet sikur të jetë vend anëtar i BE-së praktikisht.

Italia është një nga mbështetësit kryesorë të hyrjes së Shqipërisë në BE. Besoj, se Ballkani Perëndimor është një vend europian, ne e kemi mbështetur këtë ribashkim të Evropës. Marrëveshja është shumë e rëndësishme, do e bëjmë në mënyrën më të qartë, një model për t’u ndjekur.”- tha Meloni.

Zjarr Tv Ad