Berisha i goditur nga të gjithë anët, ç’duhet të bëjë tani? Ja ç’mendon Blendi Fevziu

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Blendi Fevziu tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, se ish-kryeministri Sali Berisha e ka të vështirë që të bëjë aksion politik në gjendjen që ndodhet, sepse ka patur vonesa në disa nga veprimet që duhet të kishte bërë në të shkuarën.

“Në gjykimin tim Berisha e ka të vështirë që të bëjë një gjë. Problemi më i madh i Berishës ka qenë vonesa në disa veprime. Nëse takimin e vitit 1997 që ndërmjetësuat ju do ta kishte bërë 5 ditë përpara, ngjarjet do të kishin marrë rrjedhë tjetër. Nëse në vitin 2021 nuk do të kishte mbajtur qëndrimin pro Bashës dhe të kishte lënë që në PD të zhvillohej një betejë e brendshme, që Basha të largohej dhe të vinte një kryetar tjetër, opozita nuk do të ishte këtu, sepse thelbi i krizës së opozitës nuk është te shpallja non grata e Berishës, por te humbja e zgjedhjeve të 25 prillit dhe mosdëshira e Bashës që pas 8 viteve humbje të jepte dorëheqjen.

Mund të mos kishte hyrë fare në zgjedhjet e 25 prillit sepse e kreu ciklin e vet dhe sot do të ishte i distancuar.

Në këtë moment Berishës i vijnë goditje pas goditjesh dhe nuk e ka kollaj që të reagojë. Ideja ime ishte që Berisha pas zgjedhjeve të 6 marsit kur u konfirmua maxhorancë absolute brenda PD-së, por duke e parë se ishte minorancë në raport me Ramën, Berisha duhet të hapte një proces të gjatë prej 8-9 muajsh dhe në dhjetor të hapte një garë me 7-8 kandidatë që të sillte një lidership në parti dhe ai të mbetej president nderi”-tha Fevziu.

Zjarr Tv Ad