Marrëveshje e fshehtë PS-Tom Doshi? Flet Gjiknuri: Ka patur spekulime, me Dritan Lelin janë ndërprerë marrëdhëniet

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka hedhur poshtë të gjithë spekulimet mbi një “marrëveshje të fshehtë” mes mazhorancës dhe Partisë Social Demokrate të ish-kryetarit Tom Doshi.

Gjiknuri tha se nuk ekziston një marrëveshje e tillë dhe se kjo parti ka hyrë në Kuvend me deputetët e saj.

“Ka patur spekulime. Jo të gjitha që thuhen në media janë të sakta. Nuk ka një marrëveshje mes Tom Doshit dhe Partisë Socialiste, pra nuk ka një marrëveshje me politike ne pratinë Social Demokrate. Partia Social Demokrate ka hyrë në Kuvend me deputetët e saj”, tha Gjiknuri.

Gjatë intervistës Gjiknuri nuk la pa përmendur dhe marrëdhënien mes kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Lelit dhe Partisë Socialiste. Gjiknuri tha se kryetari ka zgjedhur rrugën jashtë partisë dhe se marrëdhënet me të janë ndërprerë

“Leli zgjodhi rrugën jashtë PS, marrëdhëniet me të janë të ndërprera”, shtoi ai.

Zjarr Tv Ad