Marrëveshje të fshehtë me PS për reformat? Ja si përgjigjet Salianji

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD Ervin Salianji u është përgjigjur zërave për një marrëveshje të fshehtë mes PD dhe PS në lidhje me reformën zgjedhore dhe territoriale. Sipas tij nuk ka asnjë marrëveshje por shtoi se ato janë shumë të rëndësishme për shqiptarët, pasi janë cështje që i bashkon interesi publik.

Pyetje: PD ka akuzuar vetingun për standard të dyfishta? Keni ndryshuar mendim?

S’ka ndryshim . Organet e vetingut kane pasur standard te dyfishte. Po kjo trupë ka larguar dhjetëra prokurorë të korruptuar. Për disa prej tyre mund të kete qene e padrejte.

Sot kemi një stok prej 300 e më shumë gjyqtarësh pro qeverisë, kane favorizuar socialistët. Ata janë mbajtur deri sa të përfundojë procesi. Ne jemi në misionin tonë. Sa here spërputhen interesat e publikut për marrjen e vendimeve ne do ta denoncojmë. E ritheksoj cdo kapje e sistemit te drejtesisë nuk është vetëm në votën tonë. Nuk është dhënë prej nesh por ndaj atyre që duan të dezinformojnë publikun.

Pyetje: Ka ndonjë negociatë me PD në lidhje me reformat?

Asnjë negociatë nuk ka me PS në lidhje me reformën zgjedhore dhe territoriale. Janë prioritete që kanë mbështetjen e ndërkombëtarëve. Janë cështje që i bashkon interesi publik. Vetingu është në interes të Shqipërisë për negociatat e vendit. Më shumë qytetarët kanë besim te ndërkombëtarët se sa te Rama.

Zjarr Tv Ad