“Masa e ndalimit për të lëvizur jashtë shtetit nuk përbën heqje lirie”- Zbardhet vendimi i GJKKO për ish-kryeministrin Sali Berisha

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është zbardhur vendimi i GJKKO për masën ndaj ish-kryeministrin Sali Berisha në lidhje me akuzat për korrupsion për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Mësohet se GJKKO është shprehur se masat ndaj Berishës nuk përbëjnë heqje të lirisë.

“Masa e sigurimit personal e detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore dhe masa e ndalimit për të dalë jashtë shtetit të dhëna ndaj personit nën hetim Sali Berisha, nuk përbëjnë heqje të lirisë personale, por një kufizim të lirisë për të lëvizur jashtë shtetit. Këto kufizime të lirisë për të lëvizur jashtë shtetit dhe për t’u paraqitur në policinë gjyqësore: së pari, janë kufizime tejet proporcionale në lidhje me nevojat e procedimit penal, kjo për arsye se edhe ‘ndjekja penale’ është një koncept kushtetues që përbën një atribut të prokurorisë dhe si i tillë kërkon të baraspeshohet me ushtrimin e të drejtave dhe lirive personale të personit nën hetim”, thuhet në dokument.

Kujtojmë se ndaj Berishës masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje”, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, si dhe “Ndalimin për të dalë jashtë vendit”.

Berisha ka refuzuar të paraqitet duke thënë se nuk kishte asnjë njoftim për vendimin e Gjykatës, i cili sipas tij “duhet të shkojë në parlament, se aty e kam qendrën e punësimit se në parti politike nuk vjen dot. Por atje nuk e dërgojnë dot se ai vendim është shkelje flagrante e Kushtetutës”.

Pjesë nga vendimi:

Në interpretim të neneve 27 dhe 28 të Kushtetutës, konstatohet se bëhet fjalë për një burgosje të personit, heqje e lirisë në kuptimin e kapjes së tij. Kjo heqje lirie mund të ndodhë në disa forma që janë: a)me kërkesë në gjykatë; b)me urdhër ndalimi të prokurorit; c)arrestimi në flagrancë; d)ndalimi me inisiativë; e)heqje e paligjshme e lirisë në çfarëdo lloj forme siç është marrja me forcë dhe mbyllja në një vend, apo mbyllja në vendin ku ndodhet duke mos e lejuar të dalë etj. Edhe garancia pasurore, sipas në burg” ose “arrest në shtëpi”.

Nga analiza e dispozitës kushtetuese dhe e dispozitave procedurale rezulton se shprehja kushteronit “liria” e përmendur në nenin 73 pika “2” e Kushtetutës i referohet vetëm ‘lirisë personale’ së personit nën hetim dhe jo lirisë së tij për të dalë lirisht jashtë shtetit. Ndërsa shprehja “në çfarëdo lloj forme” nuk nënkupton çfarëdo lloj lirie, por format që mund të zbatohen për heqjen e saj, siç mund të jenë: i.heqja e lirisë me vendim gjykate për caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” apo “arrest në shtëpi”; ii.urdhëri i ndalimit të prokurorit; iii.ndalimi me inisiativë nga policia gjyqësore; iv.arrestimin flagrancë. Trajtimi i mësipërm është në përputhje dhe me gërmën 3 të nenit 73 të Kushtetutës, sipas të cilës deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë, si dhe me nenin 289 të K.Pr.Penale, sipas të cilit, mosdhënia e autorizimit sipas nenit 288 të këtij kodi, nuk e pengon prokurorin që të kërkojë një masë tjetër sigurimi sipas nenit 244 të K.Pr.Penale. Për këto të drejta të tjera themelore, nuk parashikohet pasja e imunitetit të deputetit dhe prandaj nuk është e nevojshme dhënia e autorizimit paraprak nga ana e Kuvendit të Shqipërisë. Masat e caktuara nga gjykata nuk kanë cënuar lirinë personale dhe në kuptim të ligjit procedurial përbëjnë “masa të tjera” për të cilat shprehimisht nuk kërkohet autorizimi paraprak i Kuvendit.

Masa e sigurimit personal e detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore dhe masa e ndalimit për të dalë jashtë shtetit të dhëna ndaj personit nën hetim Sali Berisha, nuk përbëjnë heqje të lirisë personale’ por një kufizim të lirisë për të lëvizur jashtë shtetit’. Këto kufizime të lirisë për të lëvizur jashtë shtetit dhe për t’u paraqitur në policinë gjyqësore: së pari, janë kufizime tejet proporcionale në lidhje me nevojat e procedimit penal, kjo për arsye se edhe ‘ndjekja penale’ është një koncept kushtetues që përbën një atribut të prokurorisë dhe si i tillë kërkon të baraspeshohet me ushtrimin e të drejtave dhe lirive personale të personit nën hetim.

Së dyti, e drejta të lirisë personale dhe për rrjedhojë nuk i nënshtrohen detyrimit nga organi procedues për të kërkuar autorizimin paraprak nga ana e Kuvendit të Shqipërisë.

Së treti, dallimi i lirisë personale dhe i asaj për të dalë jashtë shtetit është i përcaktuar edhe nga praktika gjyqësore e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Zjarr Tv Ad