Masakra me 10 të vrarë në Mal të Zi, kryeministri Dritan Abazoviç shpall tri ditë zie

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Cetinjë në Malin e Zi. Një 34-vjeçar, me inicialit V.B ka qëlluar me armë zjarri duke vrarë 10 persona, ndërsa ka lënë të plagosur 6 të tjerë.

Duke cituar burimet policore, televizioni publik malazez bëri të ditur se të shtënat ndodhën pas një mosmarrëveshjeje brenda një familjeje, ndërsa mes 10 personave të vrarë kishte edhe fëmijë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 12 gusht pak pas orës 16:00 me orën lokale në Cetinjë, një qytet me rreth 18.000 banorë në jugperëndim të Malit të Zi. Autori i ngjarjes, i cili fillimisht u llogarit si një prej viktimave, u identifikua me inicialet V.B. i moshës 34 vjeç.

Dy persona kanë marrë trajtim në një spital në Cetinjë. Disa të tjerë u sollën në një spital në Podgoricë, sipas raportimeve të lajmeve. Në vendngjarje ndodhet prokurori i lartë i shtetit bashkë me shërbimet e emergjencës dhe policinë.

Kryeministri Dritan Abazovic tha se të shtënat ishin një tragjedi më e rëndë se çdo tjetër në kujtesën kolektive të malazezëve dhe bëri të ditur se qeveria e Malit të Zi do të shpallë tri ditë zie lidhur me ngjarjen e rëndë.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të qëndrojnë pranë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e kryeqytetit të Cetinjës”, tha Abazovic në Telegram.

Administrata e policisë malazeze ende nuk e ka njoftuar zyrtarisht për incidentin. Kjo është ngjarja më vdekjeprurëse në dekadat e fundit në Mal të Zi teksa ndodhi në kulmin e sezonit turistik.

 

 

 

 

 

 

Zjarr Tv Ad