Mashtrues i vogël, qesharak, delirant…

0
609
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Edi Paloka/

Meqenëse negociatat (me të veten) ka ca vite që i ka hapur, tani hapjen reale të negociatave po e shet si anëtarësim me të drejta të plota në BE! Dekorata nuk ndan dot më (se i doli boja një herë) po sajon një ceremoni fallco për ngritje të flamurit të BE në selinë e qeverisë ku fton dhe diplomatët e huaj.

Ne fakt flamuri i BE në institucionet e shtetit ngrihet vetëm pasi vendi është bërë anëtar me të drejta të plota i BE. Po për Ramën këto janë detaje të parendësishme. Ai jeton në botën e tij ku ai është lider botëror dhe Shqipëria e tij fanar ndriçues. Hallet i kanë shqiptarët që jetojnë në botën reale të tyre, në Shqipërinë vendin më të varfër e më të korruptuar në Evropë ku krimi dhe mjerimi janë shtruar këmbëkryq.

Zjarr Tv Ad