“Maskaradë, ki guxim edhe thuaju shqipëtarëve…”- Hoqi Bardhin dhe vendosi Açkën si kreun e Grupit, Basha me tone të larta, thirrje kryetares së Kuvendit: Bëni publik vendimin! Po merrni zvarrë përfaqësimin PD-së

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka kërkuar Kuvendit që të shprehet për kreun e Grupit pas depozitimit të kërkesës në Parlament për heqjen nga posti të Gazment Bardhit dhe delegimin e detyrës tek nënkryetarja e partisë, Flutura Açka.

“U bë një muaj që ky njoftim dhe vendimet e mëparshme të PD injorohen dhe nëpërkëmbën nga ana juaj. Ju thatë se do bënit publik vendimin tuaj, ju s’bëtë publik asnjë vendim dhe merrni zvarrë përfaqësimin PD-së duke vendosur sipas qejfit dhe dëshirës tuaj, dhe jo sipas Kushtetutës.

Fshiheni pas një akti administrativ siç është rregullorja e Kuvendit, por nuk ju të drejtë që ta vononi 1 muaj. Flini për vendime të grupit parlamentar të PD, nuk ka vendime të PD-së, janë veprime të njëanshme, dihet pse i bëni sepse e doni opozitën siç doni ju. Doni ta bëni gjithë Shqipërinë Kukës, jepni fund kësaj maskarade, është detyra juaj të shpreheni. Nëse keni vendosur në kuliasat tuaja të errëta e të non grata ki guxim dhe dil e thuaj shqiptarëve që je pjesë e aleancës”, tha Basha.

Zjarr Tv Ad