Mazhoranca rrëzoi emrin e tij si Avokat i Popullit, reagon Ledio Braho: Dje, u linçova në Kuvend nga modeli i së keqes

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juristi Ledio Braho, propozim i grupit të Enkelejd Alibeaj për Avokat të Popullit, ka reaguar pasi mazhoranca rrëzoi dje emrin e tij për këtë post të rëndësishëm. Socialistët thanë në Kuvend se nuk mund të votonin një avokat të PD, sepse Avokati i Popullit nuk mund të kthehej në zyrë partie.

Mirëpo, në një reagim të gjatë këtë të premte, një ditë pas seancës plenare në Kuvend, Ledio Braho thotë se mazhoranca nuk kishte shprehur asnjë rezervë për emrin e tij.

Shënimi i plotë i juristit Ledio Braho:

Duke qene se isha nje nga kandidatet ne procesin e perzgjedhjes se Avokatit te Popullit, proces ky qe besoj eshte nder me te tejzgjaturit per zgjedhjen e ketij institucioni dhe jo vetem, i cili ka marre plot 8 muaj kohe, me duhet t’i them disa fjale.

Në seancën plenare të datave 21-22 Dhjetor 2022, është përfshirë në procedurë parlamentare zgjedhja e Avokatit të Popullit. Nisur nga fakti që sipas Kushtetutës, Avokati i Popullit emërohet me votat e 3/5 së anëtarëve të Kuvendit, procesi kërkon arritjen e konsensusit politik mes mazhorancës dhe opozitës në Kuvend.

Duke nisur që nga viti 2012 tashmë Kuvendi i Shqipërisë ka ndërtuar një proces kushtetues konsensual parlamentar për arritjen e kësaj shumice të cilësuar. Mazhorancat kanë pranuar një proces ku mes kandidatëve që përmbushin kriteret kushtetuese dhe ligjore, pas një procedure konsultimi parlamentar mes palëve, është opozita parlamentare që propozon kandidatin që përmbush kriterin e meritokracisë dhe të pavarësisë njëkohësisht, i cili përzgjidhet nga Kuvendi. Edhe në procedurën e nisur e cila deshtoi te zgjidhte nje Avokat Populli per nje mandat te ri, në disa deklarime në Kuvend, por edhe publikisht, mazhoranca parlamentare ka përsëritur zotimin se do të votojë dhe mbështesë në Kuvend kandidatin e propozuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

Në këtë drejtim, pas vlerësimit ligjor të kandidatëve nga Komisioni parlamentar përgjegjës, në Kuvend, me propozim të deputetëve të opozitës janë paraqitur —- kandidatë, të cilët përmbushin kriterin e mbështetjes të jo më pak se 28 deputetëve. Në një proces konsultimi parlamentar mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës, është rënë dakord që mazhoranca të ketë të drejtën e refuzimit paraprak të kandidatëve që në vlerësimim e saj nuk mund të votohen. Mazhoranca ne asnje çast nuk ngriti pretendime ne lidhje me kandidaturen time, madje jam konsideruar si nje nga kandidaturat me te vleresuara pavaresisht interesave te ngushta.

Ne vijim, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, në një mbledhje të tij, mori në shqyrtim dhe diskutoi lidhur me kandidatët e mbetur në garë pas skualifikimit te disave me kerkese te Partise Socialiste. Grupi i PD, pas një procesi të gjatë diskutimesh, vlerësoi se dy kandidatët me mbështetje më të madhe të kalojnë në votim të fshehtë brenda grupit parlamentar, me qëllim që kandidati me mbështetje më të madhe, të jetë propozimi zyrtar i ketij grupi. Pas votimit, me shumicë votash, une u përzgjodha si propozimi me I votuar i grupit parlamentar.

Per t’u kthyer te dita e djeshme, pavaresisht dakordesise se dhene me pare nga Grupi i PS, u sulmova dhe u refuzova se pse isha avokat, pse kam kryer punen time me perkushtim e seriozitet, duke me gjykuar per klientet, per angazhimin dhe ushtrimin e nje profesioni te lire sic eshte avokatia. Me duhet te them se ne rastin me te mire keto jane argumente shterpe ne gojen e te gjithe atyre elementeve partiake apo jopartiake qe kane besuar se do me kompleksonin duke mos ndalur sulmin qe nga dita e pare e aplikimit tim per pozicionin e Avokatit te Popullit e deri ne sekonden e fundit.

Per hir te se vertetes, nuk kam asnje kuriozitet te perfshihem ne arsyet e verteta te refuzimit te kandidatures time ne momentin e fundit nga grupi i PS, ne tronditjen e pakuptimte te tempullit te demokracise befasishem, por ama mund te them me siguri se votimi im si pjese e ndonje horse-trading me ndonje kale apo kalores nuk do me bente aspak krenar per nje fitore te tille.

Une kam ndertuar jeten time si njeri i lire, si familjar i perkushtuar, si profesionist, si mik e avokat ne kete qytet. Me keqardhje konstatova se shfaqja e shemtuar e dites se djeshme, e linçimit tim ne menyre abuzive pa te drejte fjale ne ate salle e per me teper pa qene i pranishem aty, eshte modeli i se keqes, i ushqyer me veprime e mosveprime si barriera e vertete e te rinjve profesioniste qe duan ende te jetojne ne kete vend duke u angazhuar sadopak ne jeten dhe institucionet publike te tij.

Zjarr Tv Ad