Mbahet edicioni i 33-të i festivalit të Xhubletës në Michigan

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në mjediset e jashtme të Kishës Katolike të Shën Palit në Rochester Hills në Michigan u organizua festivali i 33-të tradicional, i cili grumbulloi mijëra pjesëmarrës shqipfolës.

Katër netët e festivalit u shoqëruan me muzikë kombëtare.

Në këtë festival morën pjesë gjashtë grupe folklorike si: Gjergj Kastrioti, Rozafati, Shqipet e Vogla, Grupi i Zojes Pajtore, Rugova dhe Rapsha e Hotit.

Dita e dytë me 5 korrik iu kushtua festivalit të grupeve artistike dhe titullohej Festa e Xhubletës, kushtuar kësaj veshje madhështore të lashtë Malësisë së Madhe që është një trashëgimi e kulturës sonë ilire. Kjo veshje ka arritur deri në ditët tona me bukurinë dhe vlerat e saj historike dhe kulturore. Ajo përfaqëson një institucion të lashtë kulture matriarkale, ku emblema më e dukshme për të gjitha është forma e kambanës së xhubletës.

Programi Artistik Folklorik filloi me parakalimin e grupeve të veshura me veshjet karakteristike kombëtare që i mbushi mjediset e jashtme me ngjyra të vërteta kombëtare.

Më pas grupe të ndryshme artistike performuan një lamirshmëri vallesh që nga veriu në jug, si : Vallja e Rugovës, Vallja Arbëreshe, Vallja Çame, vallja e Tiranës dhe vallja Kosovare.

Një moment i rëndësishëm ishte kur studiuesi, Visar Rafuna foli për vlerat etnologjike të Xhubletës.

Edhe të gjitha vajzat në fjalët e tyre theksuan sesi ishte ruajtur xhubletat dhe sa krenare ishin ato që vishnin xhubletat e gjysheve të tyre, pasi siç thotë legjenda:

“Një ditë, një princ i huaj iu afrua vajzës dhe i kërkoi t’ia shiste xhubletën e saj. Por vajza refuzoi, sepse e kishte trashëguar nga gjyshja e saj dhe e konsideronte një pasuri të çmuar. Princi u zemërua dhe i hodhi një mallkim: “Nëse nuk më jep xhubletën, do të bëhesh një zanë e mallkuar!”

Vajza nuk e besoi mallkimin, por pas disa ditësh, ndodhi një gjë e çuditshme. Ajo u kthye në një zanë të zezë, e dënuar të fluturojë përjetësisht në errësirë. Megjithatë, xhubleta e saj mbeti në tokë, e fshehur në një shpellë të thellë. Kjo legjendë është një pjesë e trashëgimisë kulturore të Malësisë së Madhe dhe tregon për rëndësinë e pasurisë së trashëguar dhe respektin ndaj traditave.

Zjarr Tv Ad