Mbajti hudhër në çorape gjatë ndeshjes, futbollisti shqiptar befason gjithë anglezët (ARSYEJA)

0
140
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qendërmbrojtësi shqiptar Geraldo Bajrami është bërë kryefjalë në futbollin anglez për një detaj që po komentohet gjerësisht nga mediat britanike.

Bëhet me dije se gjatë aventurës së tij në FA Cup në muajin tetor një besëtytni e futbollistit shqiptarit ,i ka sjellë fat skuadrës angleze.

Bajrami ka mbajtur hudhër në çorapet e tij gjatë ndeshjes që sipas tij largonte syrin e keq. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “The Athletic”, mbrojtësi shqiptar Geraldo Bajrami, iu ka shpjeguar anglezëve edhe qëllimin e mbajtjes së hudhrës në çorape.

“Djemtë më kanë tallur për hudhrën. E vendosa pranë këpucës sime për të mbajtur larg syrin e keq dhe ata që dëshirojnë gjëra të këqija për mua. Është një gjë shqiptare. E përdorim për të mbajtur larg energjinë negative Mbrojtësi ynë i majtë, Kaleb Riçards, më pyeti pse e përdora hudhrën para raundit të fundit të FA Cup dhe ia shpjegova arsyet. Tani ai po më pyet nëse mund t’i marr një sepse gjithçka po funksionon mjaft mirë”.- tha Bajrami.

Zjarr Tv Ad