Në vendin tonë, kanë mbërritur 10 mijë doza të vaksinës Sputnik, dhuratë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, kanë qenë të pranishëm në Aeroportin e Rinasit, në momentin kur kanë mbërritur vaksinat në vend.
“10 mijë dozat e vaksinës Sputnik, donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe tashmë kanë mbërritur dhe do të shtrijmë edhe më gjerë vaksinimin. Do të vijojmë të sigurojmë akoma më shumë vaksina, në mënyrë që sa më shpejt të jetë e mundur të fillojmë vaksinimin masiv të popullatës dhe të parapërgatitemi për të qenë më të lehtësuar edhe për turizmin”, deklaroi Manastirliu.
Manastirliu nënvizoi s’e Komiteti i Imunizimit, ka dhënë garancinë për përdorimin e vakinave.
“Komiteti i Imunizimit dhe gjithë strukturat të cilat merren me çertifikimin, sigurinë dhe efektivitetin e vaksinave tashmë kanë dhënë prej disa javësh garancinë për vaksinat, që ofrojnë siguri dhe efikasitet”, shprehet Manastirliu.
Gjithashtu, Ministrja e Shëndetësisë tha s’e procesi vaksinimit, ka vijuar me ritme të shtuara edhe në fundjavë, ku deri tani janë vaksinuar mbi 11 mijë mësues.
Që prej fillimit të vaksinimit, janë kryer në total 46,515 doza të vaksinës ndaj.
Janë kryer 27,334 vaksinime për personelin shëndetësor dhe stafet mbështetëse, 7,753 vaksinime për të moshuar dhe 11,428 vaksinime për arsimtarët.