Tritan Shehu i PD i kthyer përgjigje kolegut të tij Fatbardh Kadilli, i cili dje në një intervistë për News24, tha se mbështetësit e Berishës janë kthyer në anti-amerikanë.
Me anë të një shënimi në Facebook, Shehu thotë se kjo është një gënjeshtër dhe provokim i ulët, duke e konsideruar një turp deklaratën e Kadillit.
Deputeti i zgjedhur i PD shprehet i qartë kur thotë se gjithnjë selia blu ka qenë pro-amerikane që nga drejtimi i Berishës dhe tani me në krye Lulzim Bashën.
Shënimi i plotë i Tritan Shehut
Po lexoj ne media qe Kadilli duke sulmuar dhe Bashen paska thene:
Mbeshtetesit fanatike te Berishes jane kthyer ne antiamerikane!
Sikur te kishte zbuluar talebanet ne PD flet ky Kadilli!!!
Dhe pastaj enderon te behet dhe kryetar i PD!
Turp i vertete ky.
Kjo eshte vetem nje genjeshter monstruoze dhe nje provokim i ulet.
Dashuria e respekti i pa kufishem per ShBA ka qene ne themel te PD, qe ne lindje te saj…e vazhdon te jete ne te gjitha nivelet e kesaj partie, edhe pavaresisht debateve tona te brendeshme.
Dhe promotori i ketij parimi te madh ka qene pa nderprerje pikerisht Berisha vete.
E tille vazhdon PD edhe sot me kryetar Bashen.