“Zgjoi Zot nga ëndrra”, Braçe pro “mini-shengenit”: Serbia s’është rrezik për ne se jemi në NATO

0
764
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendës kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe ka dalë hapur pro nismës së “mini-shengenit” që mori emrin “Open Balkan”, mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa ftesa ka qenë dhe për Malin e Zi e Kosovën.

Braçe iu përgjigjet me ironi skeptikëve të kësaj nisme të cilët e konsiderojnë Serbinë si rrezik për ne dhe Kosovën, duke i garantuar se nuk jemi në rrezik, pasi jemi në NATO.

E njëjta gjë vlen dhe për Malin e Zi apo dhe për Kosovën që ka në territorin e saj ushtrinë e NATOS.

“Si mund te jete rrezik i vazhdueshem nje vend ne Ballkan per tre vende te tjera ne Ballkan, te treja anetare te NATO-s, mbrojtur nga Aleanca dhe nje vend te katert qe ka ushtrine e NATO-s brenda?! Zot zgjoi qe frika ne enderr tu dale shpejt!”, shkruan Braçe në Twitter.

Zjarr Tv Ad