Mbetën pa shtëpi pas tërmetit, PD denoncon, qytetari: “Na keni bërë me lujt mendsh”, ku të mbytem!?

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Dorjan Teliti vizitoi një familje në Shijak, shtëpia e së cilës është rrënuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Teliti ka denoncuar se familja e Rasim Shahinit, i cili është invalid, jeton në kushte të vështira në fshatin Shahin.

Shtëpia e familjes Shahini u vlerësua si e pabanueshme dhe për t’u shembur nga komisionet shtetërore.
Sipas PD-së  9 muaj pas tërmetit, autoritetet lokale nuk kanë marrë asnjë masë për strehimin e kësaj familje në pamundësi serioze ekonomike.

Rasim Shahini ka apeluar për ndihmë, pasi nëna tij e moshuar e ka të pamundur të kujdeset për të. Gruaja dhe motra e tij kanë probleme të rënda shëndetësore, ndërsa një dimër i dytë jashtë do të shkaktonte pasoja serioze për shëndetin e tyre, sidomos në kushtet e pandemisë COVID-19.

Unë jam Rasim Shahini nga fshati Shahin i Shijakut. Unë banesën më ka dalë DS4 për t’u prishur. Administratori i Komunës Hardhisht, Xhemali, nuk vjen me na prish shtëpinë, edhe thotë që: “Shtëpinë tënde do ta prish thotë i fundit… do ta bëj  shtëpinë tënde.” Me inat! Unë e kam nënën 86 vjece , kam motren, e kam të sëmurë në dorë, kam gruan të sëmurë, mar 300-400 mijë lekë ilace, kam hyrë borxh deri në fyt, kam kredi. Kur vjen puna për të bërë shtëpinë, thotë: “Shtëpia jote do rrijë e fundit, unë jam paraplegjik, nuk lëviz fare, vetëm me karrocë. Nënën 86  vjeçe, vetë paraplegjik, nuk i bëhet shtëpia. Unë po lahem jashtë… me karrocë jashtë. Hajde verifikojeni, kush të dojë të vijë ta verifikojë. Banja ime është prishur, kur vjen dimri, unë skam nga t’ia mbaj më. Ec e shikoni vetë, e keni parë vetë, unë në çadër nuk rrij dot. Administratori të vijë sa më shpejt në shtëpinë time, të vijë ta shembë, ta bëjë… Na keni bërë me lujt mendsh. Nga t’ia mbaj më, nga të mbytëm? S’kam ku me shku! Vëre dorën në zemër për mua“, thotë Shahini.

Zjarr Tv Ad